Regjistrohen 13 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ulet numri i të shtruarve në dy spitalet Covid

schedule11:16 - 12 Prill, 2020

schedule 11:16 - 12 Prill, 2020

Mbetet e paqëndrueshme situata e koronavisuit në Shqipëri, kjo pasi kjo pasi shifrat e të prekurve ndryshojnë nga dita në ditë.

Nga raportimi i kësaj të diele i Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, nga 233 të dyshuar që kanë kryer testin. Të 13 rastet janë të shfaqur në tre qytete, kur numrin më të madh e ka Tirana me 6 raste. Krahasuar me të shtunën, numri ka rënë me 4 raste, ndërkohë gjatë javës numri i të prekurve zbriti në 6.

Shkodra në krahasim me një ditë më parë ka rritje të personave që kanë rezultuar pozitivë, me 5 të tillë dhe më pas qëndron Durrësi me 2 raste.

Sipas raporitmit zyrtar, pjesa më e madhe e të prekurve të 24 orëve të fundit, janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19. Për këtë arsye, autoritet bëjnë thirrje që të zbatohen maksimalisht masat edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Në total numri i të prerkurve me koronavirus është 446. Krahasuar me një ditë më parë ka rënie të numrit të të shtruarve të dy spitalet Covid.

Në dy spitalet Covid aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë. Më shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar, nga 53 që ishin të shtunën. Gjashtë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. Gjashtë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve. Prej tyre dy janë mjekë, duke e çuar numrin total të të shëruave, që janë perosnel mjeksor në 32, ndërsa në total janë 217 pacientë të shëruar nga Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!