Tryeza ndërrimit të viteve duket se do të jetë e varfër për rreth 13 mijë e 500 persona të verbër në vend. Qeveria nuk ju ka ndarë pagesën e invaliditetit për muajin dhjetor. Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk kanë marrë një përgjigje ndërsa në sportele iu thonë nuk ka para.
Madje në disa prej bashkive Presidenti i Shoqatës, Ardjan Hysa thotë se pagesat po ju vonohen prej muajsh.
“Thuajse në 100% të bashkive, qeveria të rishikojë qëndrimin. I bëjmë thirrje Prokurorisë të bëjë procedimet përkatëse”, shprehet Hysa.
Ndërsa i bën thirrje qeverisë të rishikojë vendimin dhe t’ju lëvrojë pagesat e indivudalitetit, Presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Ardjan Hysa shpreh shqetësimin për qëndrimin diskriminues ndaj tyre sa i përket shpërblimit për festa.
“Nuk mund të pajtohemi me qëndrimin diskriminues të kësaj qeverie”, thotë ai
Nga ky vendim preken rreth 13 mijë e 500 të verbër në vend. Pagesa që ata marrin nga shteti është rreth 12 mijë lekë në muaj./abcnews.al