AZ Alkmaar do të përballet ditën e enjte (18:55) me Napolin në “San Siro”, takimi i parë në grupin F të Europa League, aty ku marrin pjesë edhe Real Sociedad me kroatët e Rijeka.
Situata në kampin e ekipit holandez është e përfshirë nga kaosi dhe koronavirusi. Pandemia është përhapur në masë dhe numri i pjesëtarëve të infektuar ka shkuar në 17, nga të cilët 13 janë futbollistë.
Diçka e tillë rrezikon zhvillimin e takimit të programuar të luhet në Itali. Sipas rregullave të UUEFA-s, ndeshja mund të luhet nëse nuk janë më shumë se 13 elementë të skuadrës (përfshirë të paktën një portier).
“Jemi në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n“, thekson klubi holandez, teksa pritet vendimi final nëse do të luhet apo jo kjo përballje. /abcnews.al