129 fëmijë pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule16:40 - 30 Janar, 2022

schedule 16:40 - 30 Janar, 2022

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 2 mijë e 390 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Në mesin e rasteve të reja me virus gjatë kësaj kohe janë edhe 129 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç.

351 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeç, ndërsa 357 të moshës 20-29 vjeç.

40 të infektuar janë të moshës mbi 80 vjeç.

137 janë të moshës 70-79 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 1 mijë e 291 persona janë shëruar nga COVID-19./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!