Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

127 raste të reja me Covid në Maqedoni, humbin jetën 5 persona

schedule16:48 - 5 Shtator, 2020

schedule 16:48 - 5 Shtator, 2020

127 raste të reja dhe pesë persona kanë humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë  e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 1.574 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid  127 raste të reja me koronavirus.

Prej rasteve të reja 43 janë në Shkup, 11 në Kumanovë, 1 në Dibër, 4 Shtip, Prilep 8, Tetovë 4, Strugë 5, Veles dhe Manastir nga një rast, Ohër 4, Gostivar 10, Gjevgjeli 3, Strumicë 5, Kriva Pallanka 5, Koçani 2, Probishtip 3, Makedonski Brod 1, Pehçevë dhe Berovë nga 3, Dellçevë 7, Kratovë 1 dhe Kërçovë 2.

ISHP sot regjistroi 95 të shëruar ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën 5 persona. Prej tyre një paciente është nga Kumanova (61), pacient nga shtipi (81), një pacient nga Prilepi (53) dhe dy pacientë nga Gostivari (76 dhe 81).

Ndërkohë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me koronavirus  14.998, persona mes të cilëve 614 kanë humbur jetën dhe 12.149  kanë fituar betejën me këtë sëmundje. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!