Kryeministri Edi Rama ishte sot në familjen Derivishi në Stërmas të Tiranës, e cila tre muaj më parë humbi kryefamiljarin nga sëmundja e alzheimerit.
Rama pa nga afër shtëpinë e re të familjes, e cila u rindërtua pas prishjes nga tërmeti 21 shtatorit të vitit të kaluar.
Gjatë bashkëbisedimitdjali i shtëpisë, Arjani thotë se kur kishte babain të sëmurë, disa herë ambulanca i ka ardhur në shtëpi.
Ndërsa kryeministri zgjodhi këtë moment për të vlerësuar mjekët, të cilët sipas tij shërbejnë edhe pse në një kohë të vështirë.
Biseda:
Gruaja: Sa herë i kemi rënë 127 na ka ardhur në ndihmë. Na ka ardhur mbi 5-6 herë.
Djali: Nga spitali ushtarak na kanë ardhur për të bërë një serum.
Edi Rama: Këtë periudhë ka qenë super ngarkesë, pavarësisht se mund të këtë ndonjë rast, ata janë heronj. Ne i shohim se janë të gjitha janë të lidhura me sistem dhe të gjitha lëvizjet e tyre janë të regjistruara në kompjuter. Janë mijëra dhe dhjetëra shërbime në një kohë të shkurtër. Imagjino të kishte ndodhur me ato ambulancat që nxirrnin tym.