Kievi shijon lirinë, ukrainasit “dynden” në brigjet e Dnieper-it me rritjen e temperaturave

schedule14:53 - 12 Qershor, 2022

schedule 14:53 - 12 Qershor, 2022

Banorët e Kievit kanë dalë të shtunën për të shfrytëzuar në maksimum temperaturat e larta të verës. Me qindra prej tyre janë fotografuar duke marrë rreze dielli në plazhin e qytetit, vetëm disa javë pasi Kievi ndodhej nën pushtetin e Rusisë dhe raketat rrafshuan ndërtesa e vranë civilë.

Fotot nga brigjet e lumit Dnieper që rrjedh përmes Kievit shfaqin njerëz që pushojnë nën diell, notojnë apo luajnë volejboll ndërsa në përtej lumit shihet horizonti.

Në fillim të këtij viti, e njëjta pamje e qytetit shfaqte tymin që ngrihej mbi horizont ndërsa predhat ruse bombarduan Kievin dhe mbrojtësit ukrainas luftuan për të mos lejuar pushtuesit që të arrinin në qendër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!