103-vjetori i Kongresit, Lushnja “vishet” kuq e zi

schedule10:28 - 21 Janar, 2023

schedule 10:28 - 21 Janar, 2023

Qyteti i Lushnjes është veshur sot kuq e zi me rastin e 103-vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë autoritet më të larta vendore e qendrore, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Kujtojmë që Kongresi i Lushnjes, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!