Negociatat për Presidentin, Balla takon sot Mediun dhe Dodën, por jo Alibeajn

schedule09:14 - 13 Maj, 2022

schedule 09:14 - 13 Maj, 2022

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të shtetit, i cili do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, sot do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare.

Takimet do të zhvillohen të ndara. Në orën 09:00 nisi takimi mes Ballës dhe Mesila Dodës, ndërsa në orën 10:00 pritet që kreu i grupit parlamentar të PS-së të takohet me Fatmir Mediun.

Gazetarja e Abcnews.al, Erneta Shevroja mëson se Enkelejd Alibeaj edhe pse ndodhet në kryesi, nuk do të ketë një takim me Taulant Ballën. Ai  do të ketë një prononcim për mediet.

Sipas një platforme të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist. PS e ka refuzuar këtë platformë.

Lexo edhe: Presidenti, nesër “përballet” maxhoranca me opozitën, të pathënat e procesit: Zbulohet nisma e PS

Ndërsa Mediu është shprehur se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët dhe të merrte pjesë në proces.

Sipas Mediut, nëse nuk dilet me një kandidaturë konsensuale, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim.

Mësohet se socialistët nuk do të kenë një emër në raundin e parë, duke i lënë rrugë të hapur negociatave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!