Manchester United, prej më shumë se tre muajsh, ka nisur bisedimet me Borussia Dortmund për Jadon Sancho. Fillimisht, verdhezinjtë kërkonin 100 milion euro për kartonin e 20-vjeçarit, por “Djajtë e Kuq” nuk e barazuan, duke bërë dy oferta më të ulëta (70 dhe 80 milion euro).
Këto dy oferta, nuk janë pranuar nga nënkampionët e Gjermanisë, të cilët edhe pranuan publikisht se nuk kanë ndërmend ta shesin më Jadon Sanchon, duke e mbajtur në “Signal Iduna Park”, për të paktën dhe një sezon.
Por me merkaton drejt fundit, Manchester United është vënë nën presion dhe ka ofruar 100 milion euro për Sanchon, por tashmë, kjo shumë është refuzuar nga Dortmund, të cilët i kanë letrat në dorë dhe kërkojnë 120 milion euro të garantuara ose nuk do të dëgjojnë asnjë ofertë tjetër./abcnews.al
Borussia Dortmund deny again any transfers reason related to Jadon Sancho’s absence. BVB are still convinced that Jadon is gonna stay – they won’t accept any €90m or €100m bid from #MUFC. Price will not change on final days of the window. ? #Sancho
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 30, 2020