Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

12-vjeçari nga Maliqi talent absolut klarinetë: Në të ardhmen dua të bëhem muzikant prej vërteti

schedule10:22 - 10 Korrik, 2025

schedule 10:22 - 10 Korrik, 2025

Në një botë ku zhurma teknologjike shpesh mbulon tingujt e shpirtit, Bjordi, një djalë vetëm 12 vjeç nga qyteti i vogël i Maliqit, sjell një frymë magjie me klarinetën e tij. I rritur mes kujtimeve të gjyshit dhe tingujve të traditës shqiptare, ai ka katër vite që i bie këtij instrumenti të lashtë me një pasion që tejkalon moshën.

“E kam mësuar me dëgjim. Më parë i binte gjyshi im,” thotë ai. Sot, Bjordi studion në ‘Shtëpinë e Kulturës’ ku mëson notat muzikore, por thotë se shpesh i mjafton vetëm një dëgjim për të interpretuar çdo pjesë. Ëndrra e tij? Të bëhet një muzikant i vërtetë dhe të luajë në një orkestër.

“Kam katër vite që merrem me klarinetë. E kam mësuar me të dëgjuar, më parë i binte gjyshi im. Tani jam tek ‘Shtëpia e Kulturës’ po mësoj notat muzikore. Kaloj dy ose tre herë duke luajtur me klarinetë. Mjafton që ta dëgjoj vetëm një herë një pjesë dhe ta interpretoj. Dua që në të ardhmen të bëhem një muzikant prej të vërteti, të punoj në një orkestër”, tha Bjordi.

Në tingujt që ai prodhon fshihet jo vetëm një talent i rrallë, por edhe një lidhje e fortë me rrënjët, me kujtimin dhe me trashëgiminë shpirtërore të një brezi që, përmes klarinetës, vijon të flasë ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!