12 vite burg për Nevaldo Hajdarajn, babai i Klodian Rashës: Jam përballë një padrejtësie

schedule14:39 - 16 Mars, 2022

schedule 14:39 - 16 Mars, 2022

Mee 12 vite burg është dënuar ish-polici Nevaldo Hajdaraj për vrasjen e Klodian Rashës. Gazetari Ermal Vija raporton se prokuroria fillimisht kërkoi dënimin e tij në maksimumin që parashikon vepra penale, me 20 vite burg. Por, avokati i Hajdarajt tha se Gjykata e Apelit duhet të ndryshojë veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për t’u mbrojtur, kjo pasi ish efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën.

Nga ana tjetër Qazim Rasha, babai i Klodianit, u shpreh se është përballë një padrejtësie. “Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që s’e beson asnjëri, ato nuk qëndrojnë”.

Ishin orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020, (Dita Kombëtare e Rinisë) kur 25 vjeçarit Klodian Rasha iu ndërpre jeta në mes, në lule të rinisë, nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit po patrullonte bashkë me kolegun e tij nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”, kur në anë të rrugës vune re 25-vjeçarin, të cilin tentuan ta ndalonin. Klodiani nisi  të vraponte për të shkuar në rrugicën e shtëpisë, ndërsa efektivët po e ndiqnin, derisa e qëlluan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!