Belgjika ka raportuar 12 viktima dhe 5 të humbur si pasojë e përmbytjeve. Liege, Namur dhe provinca e Luksemburgut janë zonat më të prekura.
Ndërkohë autoritetet e Liege evakuuan banorët nga frika e daljes së shtratit të lumit Meuse. Gjithashtu, më shumë se 21,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas meteorologëve, moti pritet të përmirësohet gradualisht ditën e sotme./abcnews.al