12 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule16:58 - 2 Janar, 2021

schedule 16:58 - 2 Janar, 2021

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit nga 378 testime të realizuara, 46 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Shkup-22, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Strugë-7, Ohër-3, Kavadarci-4, Gostivar-3, Makedonski Brod-1, Resnjë-1 dhe Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në Shkup njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar 526 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 12 pacientë e kanë humbur jetën.

Numri i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 83789, numri i pacientëve të shëruar 62469, ndërsa numri i të vdekurve 2522.

Numri i rasteve aktive është 18798./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!