12 shtete europiane i kanë kërkuar Izraelit që të ndalojë planin për ndërtimin e 3100 shtëpive në Cisjordani, territoret e pushtuara palestineze. Një vendim që është kritikuar dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në deklaratën e përbashkët të 12 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kërkojnë qeverisë së Izraelit që të ri shohë dhe njëherë vendimin e saj. Vendet që kanë firmosur janë: Gjermania, Franca, Belgjika, Spanja, Italia, Polonia, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Holanda dhe Irlanda.
Në deklaratën e publikuar dhe nga Jeruzalem Post, ndër të tjera shkruhet se këto vende kanë një qëndrim të palëkundur kundër politikës së shtrirjes së kolonive izraelite në territoret e pushtuara palestineze. Kjo gjë sipas tyre shkel të drejtën ndërkombëtare si dhe minon përpjekjet për një zgjidhje e cila parashikon bashkekzistencën e dy shteteve.
/abcnews.al