Sokol Cikalleshi dhe shokët e tij të skuadrës së Akhisarspor, po kalojnë një moment të vështirë. Klubi turk është tronditur nga koronavirusi dhe rezultatet e testeve të fundit konfirmuan infektimin e 12 personave.
Njëri prej tyre është trajneri Yılmaz Vural. Të gjithë i janë nënshtruar karantinës, teksa Cikalleshi ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. “Çka nuk na vret na bën më të fortë! Jemi zgjuar të shokuar nga ky lajm”, shkruan sulmuesi i kombëtares kuqezi.
29-vjeçari konfirmon se ai nuk është një nga të prekurit dhe beson fort se skuadra e tij do paraqitet mirë në ndeshjen e sotme jashtë fushe kundër Altay. Tetë gola ka shënuar lojtari nga Kavaja këtë sezon dhe objektivi i madh i tij dhe Akhisarsporit është ngjitja në Superligën turke. /abcnews.al