12 rebelët e European Super League, cili është vendimi final i UEFA-s

schedule12:57 - 23 Prill, 2021

schedule 12:57 - 23 Prill, 2021

“Dënojini, përjashtojini një vit nga Champions League”, ky ishte mendimi i klubeve të ndryshme europiane, sipas mediave të ndryshme një ditë më parë, por UEFA ka vendosur të mos marrë asnjë masë për 12 klubet që tentuan të bëjnë European Super League.

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe në fund është vendosur të mos merret asnjë masë ndaj Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, Inter, Milan, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea.

Këto klube reaguan në kohë dhe e pranuan se një Super League e mbyllur nuk ishte ajo që i duhej futbollit, por sërish do të punojnë në projektin e tyre për të krijuar një kompeticion ku të ketë ndeshje të shumta mes klubeve më të mëdha në Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!