12 milion euro nuk mjaftojnë, Coman-Bayern çështje parash

schedule22:40 - 10 Maj, 2021

schedule 22:40 - 10 Maj, 2021

Kingsley Coman është në planet e Bayern Munich, pasi konsiderohet pjesë e rëndësishme për të ardhmen e bavarezëve.

Sulmuesi anësor, protagonist në finalen e Champions League me golin e shënuar kundër PSG, ka marrë një ofertë nga kampionët e Gjermanisë.

Bayern i ofron francezit një marrëveshje të re të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Coman është dakord, por ka pretendimet e tij.

Pikërisht tek ana financiare kanë ngecur bisedimet, me sulmuesin që ka refuzuar deri më tani 12 milion euro në sezon dhe kërkon 16-17 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!