Rreth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar një peticion kundër masave shtrënguese dhe i kanë kërkuar qeverisë të mos vendosë një izolim të dytë duke lejuar në këtë mënyrë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.
Deklarata e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë t’i rikthehen jetës normale, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes dhe prioritetet.
Peticioni nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.
Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.
Sipas saj, nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të ketë efikasitet./abcnews.al