Futbolli është ndalur në vendin tonë, pasi 10 klubet e Superiores janë bërë bashkë dhe kërkojnë t’u plotësohen katër kërkesa. Qeveria gjatë muajit gusht nuk u mori përsipër dhe Liga e Futbollit vendosi që të bojkotojë kampionatin elitar të futbollit në vend.
Kjo bëri që të kishte replika në media, deri në momentin që Fidel Ylli u ul në tavolinë me përfaqësuesit e klubeve të Superiores dhe u kërkoi një relacion të plotë mbi kërkesat që komuniteti i futbollit ka.
“Në letrën e datës 10 Gusht 2020 drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Liga Profesioniste e Futbollit ka parashtruar 4 kërkesa për t’u plotësuar nga ana e qeverisë, të cilat po i rendisim më poshtë të shoqëruar edhe me argumentet tona”, shkruhet në fillimin të dokumentit, ndërkohë që Liga e Futbollist argumenton përmes 12 faqeve kërkesat e tyre ndaj qeverisë. /abcnews.al