Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

118 raste të reja me koronavirus, rritet numri i viktimave në 24 orë në Kosovë

schedule15:11 - 19 Tetor, 2020

schedule 15:11 - 19 Tetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit 118 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe tre persona kanë humbur jetën në Kosovë.

IKSHPK njofton se tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë 1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuaRVE ME Covid ka shkuar në 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, mes të cilëve  656 persona kanë humbur jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.e.su/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!