1120 raste të reja me COVID janë shënuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi.
Gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Siç është bërë e ditur, të ndjerët ishin nga Podgorica, Budva dhe Tivari. I ndjeri më i ri, siç u njoftua, ishte 55 vjeç, ndërsa më i vjetri 86 vjeç.
“Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4255. Që nga fillimi i ngjarjeve epidemike (mars 2020), numri total i rasteve të regjistruara të infektimit me virusin e ri Korona në Mal të Zi është 165.074”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2398. /abcnews.al