Berisha në Durrës: Vota është pushtet, Porti i Durrësit i përket qytetarëve

schedule20:35 - 11 Shkurt, 2022

schedule 20:35 - 11 Shkurt, 2022

Pas prezantimit të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë pune në shtabin elektoral të Ardian Mukës.

Në fjalën e tij para strukturave demokrate të Durrësit, Berisha ka theksuar se në këto zgjedhje vota është pushtet, pushteti është shërbim ndaj qytetarëve dhe se vota e tyre nuk është vetëm për bashkinë por edhe për të shpëtuar pluralizmin dhe demokracinë në vend.

Gjthashtu Berisha është ndalur edhe te Porti i Durrësit, duke u shprehur se ai i përket qytetarëve dhe se vullneti i tyre do të vendosë fatin e këtij porti.

“Vota është pushtet, pushteti është shërbim ndaj qytetarëve. Porti është i qytetarëve dhe vullneti i tyre është ai që do të vendos për fatin e Portit të Durrësit. Çdo qytetar është aksioner. Porti është historia e qytetit. Vota e qytetarëve nuk është vetëm për bashkinë por është për të shpëtuar pluralizmin dhe demokracinë”, tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!