11 vjet pas vdekjes së Whitney Houston, publikohet kënga e regjistruar në 1981

schedule15:55 - 1 Mars, 2023

schedule 15:55 - 1 Mars, 2023

Rreth 11 vjet pas vdekjes së saj, është publikuar kënga e re e ikonës së muzikës, Whitney Houston me titull “He Can Use Me”.

Kjo është një këngë nga Whitney Houston e cila u regjistrua në vitin 1981 nga ajo kur ishte 17 vjeç dhe përfshihet në albumin e saj të dytë të ungjillit “I Go to the Rock: The Gospel Music of Whitney Houston” i cili do të publikohet më 24 mars. Duhet theksuar se në albumin e ri të shumëpritur janë edhe pesë këngë të tjera të saj të papublikuara.

Sipas faqes së internetit të Houston, së bashku me albumin, një dokumentar i ri televiziv do të publikohet në të njëjtën ditë dhe do të shfaqet në disa rrjete televizive. Dokumentari, i cili do të publikohet edhe në DVD, përfshin gjithashtu performanca të paharrueshme live nga NAACP Image Aëards dhe American Music Awards.

“The Voice”, siç quhej ajo, u gjet e vdekur nga arresti kardiak për shkak të një mbidoze kokaine në vaskën e suitës së saj në Beverly Hills Hilton më 11 shkurt 2012./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!