11 vjeçarja që ndan pasionin për artin dhe sportet ekstreme

schedule10:54 - 19 Prill, 2021

schedule 10:54 - 19 Prill, 2021

Alma Spathara nga Federata Shqiptare e Rafting dhe vajza e saj, Era ishin të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për pasionin e tyre për këtë sport. Alma tha se ka nisur të eksperimentojë me rafting para shumë vitesh, një pasion që e ndjekin dhe tre fëmijët e saj.

Është një nga sportet më trendi në Shqipëri por dhe për të huajt. Në fillimet tona kishte më shumë të huaj por e kishin kulturën e sporteve të tilla. Ndërsa tani është e kundërta.”, tha ajo. Vajza e saj, Era ka nisur të bëjë rafting në një moshë fare të vogël, 5 -vjeçare.

11-vjeçarja bën një jetë aventureske pasi përveç rafting ushtron gjithashtu dhe sportin e canyoning por nga ana tjetër ajo ndjek pasionin për pikturën dhe violinën. “Dhe pse duket sikur është natyrë e egër ka një botë shpirtërore të ndjeshme, është shumë ndjeshme ndaj padrejtësive që iu bëhen kafshëve, pemëve apo natyrës. “, tha e ëma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!