Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“11 vjeç iku vetëm në Angli” Dritan Kastrati, “djali i keq” i teatrit e kinemasë botërore

schedule09:32 - 1 Prill, 2026

schedule 09:32 - 1 Prill, 2026

Dritan Kastratit duket si një skenar filmi, por është më e fortë se çdo fiction. Sot ai është aktor në prodhime ndërkombëtare, por rruga e tij nisi mes frikës, pasigurisë dhe një udhëtimi 4-ditor me gomone drejt një jete të re.

I vetëm, vetëm 11 vjeç, në duart e kontrabandistëve, ai la pas Shqipërinë për të mbërritur në Britaninë e Madhe, aty ku ëndrra dukej më e largët se kurrë. Nuk mundi të qëndronte as me vëllain, u rrit në një familje të huaj dhe ndërtoi gjithçka nga zero.

Sot, Dritani është “djali i keq” i kinemasë, një figurë që spikat në role të forta, shpesh mafioz, por gjithmonë autentik. Ka ndarë skenën me emra të mëdhenj si Russell Crowe dhe ka qenë pjesë e serialit “Mobland” përkrah aktorëve botërorë.



Por pas suksesit qëndron një histori që ai vetë e ktheu në art. Drama “How Not to Drown” është rrëfimi i jetës së tij si fëmijë azilkërkues, një histori mbijetese që pushtoi teatrot e Londrës.

“Kam punuar fort, edhe si mekanik, ndërsa ndiqja ëndrrën,” tregon ai, duke dëshmuar se suksesi nuk vjen rastësisht.

Edhe pse sot shkëlqen në botë, lidhjet me Shqipërinë mbeten të forta. Nga serialet shqiptare te filmat vendas, ai rikthehet gjithmonë me të njëjtin identitet.

Dritan Kastrati nuk është thjesht një aktor. Ai është prova se edhe nga errësira më e thellë mund të lindë një histori suksesi që sfidon çdo kufi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!