11 të vdekur dhe 23 të plagosur është bilanci i një zajrri të rënë në një hotel luksoz në Gjeorgji. Këto shifra janë konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë.
Viktimat humbën jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi. Shkaku i zjarrit që ra në hotelin 22-katësh “Leogrand” nuk është përcaktuar ende. Ekipet e emergjencave evakuuan më shumë se 100 persona. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende publik, por Ministria e Brendshme deklaroi se 10 janë gjeorgjianë dhe 1 shtetas iranian.
Të dielën, në këtë hotel do të zhvillohej Miss Gjeorgjia. Në momentin e zjarrit, në hotel ndodheshin 20 vajza që do të merrnin pjesë në event, por asnjëra prej tyre nuk u plagos. Kryeministri i vendit shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe premtoi një hetim të thellë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit./abcnews.al