Në një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, kryesocialisti Rama tha se 11 maji ëhstë një ditë q ëtë takon me historinë e madhe. Sipas tij, është e paimagjinueshme sesi vazhdon të ketë dyshime për votën në zgjedhje mes socialistëve dhe kënetës. Rama vijoi më tej duke thënë se duhet të mendohet për të mirën e përbashkët dhe për të ardhmen.
“Kjo është një zgjedhje për historinë, na ka sjellë fati në dorë që të vendosim për historinë në 11 maj. Profeti i historisë sonë, i vuri gjoksin perëndimit dhe bëri zgjedhjen për ne që të shohim andej nga rilindasit thonë që dielli lind aty ku perëndon, në Europë. Ne populli, nuk e patëm kurrë mundësinë të bënim zgjedhjen tonë deri në rënien e regjimit të komunizmit. Sa shumë u vonuam nëpër kanale edhe llumë, duke u rendur pas Berihajit.
Bufi i kënetës thoshte në Kamëz që do u marrim paratë dhe do ua japim prapë qytetarëve sepse ne kemi eksperiencë. Është e vërtetë, duke shkuar pas bufit duke i dhënë para Sudes, morën asgjë. Është e trishtë që në 11 maji vendoset në dyshim të zgjidhet interesi i një populli të tërë apo hallit të bufit. Do zgjedhim Shqipërinë në BE, apo do zgjedhim të shkojnë në gropë me bufin dhe kënetën. E paimagjinueshme si ka ende dyshime dhe sesi ka fushatë.”
/ abcnews.al