Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kukësi, 1 milion turistë në 2030”/ “Paketa e Maleve”, Rama fton emigrantët të investojnë në atdhe

schedule17:57 - 30 Prill, 2025

schedule 17:57 - 30 Prill, 2025

Kukësi ishte ndalesa e rradhës e Edi Ramës në turin e takimeve elektorale.

E për të bërë diferencën mes votës për të dhe Sali Berishës, Rama i rikujtoi qytetarëve transformimin që ka pësuar ky qark gjatë qeverisjes socialiste teksa shprehu edhe objektiv që në 2030 Kukësi të presë 1 milionë turistë.

 “Potenciali i Kukësit nëse ne së bashku arrijmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm, që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, ku do përfshihet dhe hoteleri -turizmi, dhe nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikëpritje ku njerëzit të qëndrojnë disa ditë. Nuk është aspak e habitshme që në ‘Shqipërinë 2030’ Kukësi të arrijë në 1 milionë turistë.”

Rama u ndal edhe  tek paketa e maleve, ku i bëri thirrje emigrantëve të kthehen dhe të investojnë në atdhe.

Qytetarëve u kërkoi që në 11 maj të mos votojnë për bindje politike por për pasaportën europiane të fëmijëve të tyre teksa nuk i kurseu ironitë as për kundërshtarët politikë.

“Mos votoni si tifoz, se ja jep votën kënetës dhe e lë Kukësin në gjendje të rëndë. Ne duam që çdo fëmije t’i japim pasaportën europiane.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!