Drogë nën tapetin e çerdhes, vdes 1-vjeçari në New York

schedule19:41 - 13 Korrik, 2021

schedule 19:41 - 13 Korrik, 2021

Një kg drogë e llojit “fentanil” është gjetur në një tapet në një dhomë gjumi në një çerdhe në New York, ku një fëmijë ndërroi jetë dhe 3 të tjerë u dërguan në spital. 1-vjeçari, Nicholas Dominici, i cili kishte nisur çerdhen një javë më parë, ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës.

Policia ka ngritur dyshimet se fëmijët nga 8 muajsh deri në 2 vjeç, thithën fentanil në çerdhe. Hetuesit zbuluan gjithashtu 3 presa të përdorura për të paketuar drogë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, pronari i çerdhes në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza për posedim narkotikësh me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje dhe komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike që rezultojnë në vdekje.

“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan foshnjat dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një çerdhe për fëmijë”, tha prokurori amerikan i Manhattan

Policia thotë se droga e gjetur nga çerdhja mund të kishte vrarë 500,000 njerëz. Fentanil, 50 herë më i fuqishëm se heroina, është shkaku për rritjen e vdekjeve nga droga në SHBA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!