11.490 banesa të shkatërruara, Ikonomi: Tërmeti shkaktoi “shok” psikologjik

schedule14:45 - 8 Shkurt, 2020

schedule 14:45 - 8 Shkurt, 2020

Në Shqipëri u shkatërruan plotësisht 11 mijë e 490 banesa si pasojë e tërmetit si dhe pësuan dëmtime mbi 83 mijë ndërtime. Milva Ikonomi kordinatore e vlerësimit të dëmit nga tërmeti i 26 nëntorit deklaron se strehimi ishte sektori më i prekur nga fatkeqësia natyrore e vitit të kaluar.

Ndërkohë prodhimi ku përfshihen turizmi dhe biznesi renditet sektori i dytë me më shumë dëme ku rezultojnë 714  biznese të dëmtuara. Ndërkohë në arsim raportohen dëme në 321 institucione ndërsa në shëndetësi në 36 objekte.

“Me dëme më të konsiderueshme rezultoi sektori i banimit i ndjekur nga sektori i arsimit dhe ai i biznesit. Kemi marrë nën konsideratë 7 sektorë edhe dy fusha”, sqaroi Ikonomi.

Por përtej efekteve financiare tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në aspektin social e psikologjik të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë.

“Tërmeti sjell dhe një shok psikologjik te njerëzit dhe kjo ka nevojë të trajtohet nga shërbimet sociale”, sqaroi ajo.

Kordinatorja e vlerësimit të dëmeve e cilëson reale faturën e dëmeve duke shpjeguar se për llogaritjen e të dhënave janë përdorur metoda standarde ndërsa pjesë e vlerësimeve kanë qenë edhe ekspertë nga institucione ndërkombëtare financiare.

“Përfshijmë tregtinë, hotelet ku edhe matëm jo vetëm dëmin fizik”, tha më tej Ikonomi.

Dëmet nga tërmeti  26 nëntorit parashikohet të ndikojnë edhe në nivelin e rritjes ekonomike. Parashikimet e Bankës Botërore janë që gjatë 2020 ekonomia shqiptare nuk do e tejkalojë nivelin 3.2%.

Dëmet nga tërmeti

Të shkatërruara plotësisht

11.490 banesa

Të dëmtuara                           

83.745 banesa

714 biznese

60 bar,restorante,hotele

321 institucione arsimore

36 objekte shëndetësore

57 ndërtesa të Ministrisë së Mbrojtjes

42 ndërtesa të administratës

33 zyra të administratës

2 muze kombëtare

3 muze lokal

111 monumente/abcnesws.al