109 vite polici shteti, Nano: Humanë me qytetarët, të ashpër me shkelësit e ligjit

schedule16:03 - 13 Janar, 2022

schedule 16:03 - 13 Janar, 2022

Një nga problemet që duhet të marrë fund është marrëdhënia arrogante që disa punonjës policie kanë me qytetarët.

Në ceremoninë e mbajtur për 109 vjetorin e Policisë së Shtetit, Nano tha se sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë më së shumti të drejtuar nga policia.

“Le të punojmë me të gjitha mundësitë e kapacitetet tona, të mos e shpërdorojmë këtë besim dhe pa dashur të vrasim shpresën e së ardhmes duke treguar neglizhencë apo arrogancë. Është koha të fitojmë edhe më shumë vetëbesim e të reagojmë plot siguri e maturi që t’ju ofrojmë qytetarëve një shërbim sa më cilësor, të tregohemi humanë e social dhe me kulturë me qytetarët, por dhe të vendosur e të ashpër me shkelësit e ligjit”, ka  thënë Nano.

Edhe pse ditë feste për Policinë, Ministri Bledi Çuçi nuk la pa përmendur protestën e 8 Janarit para selisë së PD-së. Çuçi tha se aty policia tregoi standard të lartë profesionalizmi.

Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik, dhe detyrimin për të parandaluar e shmangur çdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës”, është shprehur Çuçi.

Në Tiranë e disa qarqe të vendit, disa rrugë do të marrin emrat e policëve të rënë në detyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!