Një 108-vjeçar nga New Mexico në SHBA i ka mbijetuar dy pandemive globale.
Phil Corio mposhti koronavirusin, edhe pse kur u shtrua në spital mendoi se kishte grip. Por ai mbijetoi edhe ndaj pandemisë së Gripit Spanjoll në vitin 1918.
“Tani jam mirë, nuk e di ku e mora koronavirusin. Po ta dija që e kisha, do isha trembur,” tha ai.
Në kohën kur ai mendoi se ishte prekur nga gripi, në shtetin e tij nuk kishte asnjë rast zyrtar me koronavirus. Megjithatë pas disa testimesh për gjakun, javë më vonë, u zbulua se ai ishte pozitiv me koronavirus.
Edhe djali i tij u prek nga koronavirusi në të njëjtën kohë./abcnews.al