Margherita Fiorenza ka lindur në vitin 1916, ka përjetuar dy luftëra botërore, epideminë spanjolle dhe tashmë dhe Covid-19. Margerita Fiorenca, supergjyshja nga Roma ka mbushur 105 vjeç vetëm pak ditë më parë.
Nipi i saj shprehet për mediat se pavarësisht moshës ajo është shumë e kthjellët dhe mban mend shumë gjëra të jetës së saj, përfshirë bombardimet dhe jetës si e pastrehë për një farë kohe. Tani ajo jeton në një azil për të moshuarit por të afërmit dhe kryebashkiaku kanë shkuar të festojnë ditëlindjen e saj.
Një vit më parë ajo rezultoi pozitive me Covid por nuk u sëmur pasi nuk kishte simptoma. Gjyshja tashmë ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid dhe mendon se pandemia do të kalojë si çdo gjë tjetër.
/abcnews.al