Një grua 104 vjeçare që i mbijetoi dy luftërave botërore, gripit spanjoll dhe koronavirusit, është shprehur se çelsi i shërimit të saj ka qënë shampanja.
Jane Collins u shtrua në një spital në Derby, pasi u infektua me koronavirus.
Të afërmëve të saj iu tha të përgatiteshin për më të keqen, por Jane u shërua në vetëm 10 ditë dhe i është kthyer shijimit të jetës si më parë.
Ajo shprehet: “Unë jam 104 vjeç dhe jam shumë mirë, pas shërimit nga COVID-19. Jam kthyer në azil, ku kujdesen për mua dhe mund të shijoj gotën timë të shampanjës.”/abcnews.al