102 ditë pa asnjë rast, Covid-19 infekton sërish Zelandën e Re, izolohet një qytet

schedule18:39 - 11 Gusht, 2020

schedule 18:39 - 11 Gusht, 2020

Qyteti i Zelandës së Re Auckland do të izolohet nga mesdita të Mërkurës pasi kryeministrja Jacinda Ardern lajmëroi katër raste të reja me koronavirus.

Konfirmimi i katër rasteve vjen 102 ditë pasi vendi nuk kishte asnjë rast infeksioni, ndërsa u vlerësua si modeli më i mirë i menaxhimit të pandemisë.

Qytetarët në Auckland pritet të punojnë nga shtëpia, dhe shkollat ​​do të mbyllen, ashtu si baret, kafenetë dhe restorante deri në fund të javës.

“Ne po u kërkojmë njerëzve në Auckland të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen”, tha kryeministrja Ardern tha në një konferencë për shtyp.

“Veproni sikur të keni COVID, dhe sikur njerëzit përreth jush kanë COVID“, shtoi ajo.

Zelanda e Re ishte vendi i parë që bëri lëvizje të shpejta për të parandaluar infektimet, duke ndaluar udhëtimet nga Kina para se të kishte ndonjë rast në vend. Ata shtetas që udhëtuan nga Kina u detyruan të karantinohen për 14 ditë.

Një muaj më vonë në Mars, të gjithë vizitorët në Zelandën e Re duhej të izoloheshin për 14 ditë dhe kufijtë u mbyllën.

Zelanda e Re raportoi vetëm 89 raste në ditë, madje edhe në kulmin e pandemisë.

Organizata Botërore e Shëndetit e vlerësoi Zelandën e Re si modelin që vendet e tjera të ndiqnin. Ishte një nga të paktët në botë që ishte rikthyer në jetën normale, me stadiume të plota sportive dhe klube e natës të hapura, por gjithmonë aplikonte kontrolle të rrepta kufitare.

Ndërsa katër rastet e identifikuara së fundmi besohet të jenë të gjithë anëtarët e së njëjtës familje dhe ende nuk dihet se si janë infektuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!