100 vjetori i Kongresit të Lushnjes, historiani Meta: Shqipëria ishte në fund të egzistencës së saj

schedule10:25 - 21 Janar, 2020

schedule 10:25 - 21 Janar, 2020

Në studio me Enkel Demin në “ABC e mëngjesit” ishte i ftuar drejtori i Institutit të Historisë në Qendrën e Studimeve albanologjike, Beqir Meta i cili ka folur për 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. Meta tregon se Kongresi u mbajt në Lushnje për faktin se kishte një dominim të Vrioansve në zonë, kjo e bënte një element të rëndësishëm për shkak se ishin edhe pronarët më të mëdhenj të kohës dhe gjithashtu kishte forca nacionaliste që mund të vinin për ta mbrojtur Kongresin.

“Çështja shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris u rrezikua seriozisht. Shqipëria ishte në fund të egzistencës së saj dhe kjo bëri që shqiptarët të reagonin. Qeveria në Durrës e viteve 1919-1920 ishte në kontrollin e italianve. Kongresi që u mbajt në atë kohë ishte një kongres kompromisi pasi ishin në kontrollin e italianeve dhe shqiptarët kërkonin pak nga asgjë”, tha ma tej ai.

Në shtëpinë e Kaso Fugës u mbajt Kongresi i Lushnjes, historiani tregoi se pati një tentativë për të bërë një Kongres në Krujë, por kjo nuk do ta bëntë ndarjen e plotë me politikën italiane dhe nuk u pranua. U vendos në Lushnje edhe për faktin se dominimi i Vrioansve në zonën e Lushnjes ishte i rëndësishëm për shkak se ishin edhe pronarët më të mëdhenj të kohës dhe gjithashtu kishte forca nacionaliste që mund të vinin për ta mbrojtur Kongresin”, u shpreh Meta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!