100 milionë euro për shërbimet e Antony, Manchester United “dorëzohet”

schedule22:35 - 1 Gusht, 2022

schedule 22:35 - 1 Gusht, 2022

Manchester United kërkonte shërbimet e lojtarit të Ajax, i cili ishte një kërkesë e vetë teknikut të djajve, Erik ten Hag.

Tekniku holandez kërkonte të kishte nën urdhrat e tij në “Old Trafford”, Antonyn, por sipas raporetimeve të fundit, tashmë djajtë duhet të mendojnë për një tjetër lojtarë.

Sipas “Sky Sports”, Manchester United nuk është pajtuar me Ajaxin me çmimin e kërkuar për shitjen e Antonyt.

Klubi holandez kërkoi 100 milionë euro për shitjen e 22-vjeçarit, shumë e cila është cilësuar si tejet e lartë nga “Djajtë e Kuq”.

Antony, tani më shumë gjasë do të mbetet te Ajaxi, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Ai ishte transferuar te klubi nga Amsterdami nga Sao Paolo në vitin 2020 për 15.7 milionë euro. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!