100 milion euro për Harry Kane, Tottenham refuzon ofertën e City

schedule14:37 - 21 Qershor, 2021

schedule 14:37 - 21 Qershor, 2021

Harry Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiola për sulmin e Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë bërë edhe një super ofertë.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se “Qytetarët” kanë ofruar 100 milion euro për sulmuesin anglez, plus janë të gatshëm të përfshijnë edhe ndonjë lojtar në marrëveshje.

Tottenham e ka refuzuar ofertën. Presidenti Daniel Levy është i vendosur të mbajë Kane në ekip, pavarësisht dëshirës së tij për të ikur. / abcnews.al