100 milion euro kursime, Real Madrid zbulon planin për kalimin e krizës

schedule14:54 - 10 Maj, 2020

schedule 14:54 - 10 Maj, 2020

Real Madrid kishte planifikuar 822 milion euro të ardhura këtë vit, por shuma që do të futet në arkat e klubit spanjoll do të jetë disa herë më e vogël. Kjo për shkak të pandemisë botërore, që ka shkaktuar një krizë të madhe.

Drejtuesit e klubit kanë përgatitur një plan për ta përballuar sa më lehtë një situatë të tillë. AS raporton se Reali do të ulë rrogat e futbollistëve, të cilët paguhen me shumë marramendëse.

Hipoteza më e mirë është ajo e shkurtimit të rrogave me 20%, por diçka e tillë mund të ndodhë edhe në shifrën 30%. Kjo do t’i kursente Realit 100 milion euro, 85 nga skuadra e parë dhe 15 nga Real Madrid B. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!