100 mijë euro nga Izraeli për Bitrin, Partizani bën rezistencë

schedule09:54 - 1 Korrik, 2022

schedule 09:54 - 1 Korrik, 2022

Eneo Bitri mund të largohet nga Partizani dhe të luajë sërish në një kampionat të huaj, këtë herë në Izraeli.

Panorama-Sport shkruan se Hapoel Tel Aviv ka bërë një ofertë për shërbimet e mbrojtësit nga Berati.

Gazeta në fjalë raporton se izraelitët ofrojnë 100 mijë euro për kartonin e Bitrit, kurse Partizani kërkon 50 mijë më shumë. / abcnews.al