100 mijë € për Ahmedin nga Bjellorusia, zbulohet klubi që tenton ta blejë

schedule09:28 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 09:28 - 25 Dhjetor, 2020

Valon Ahmedi pritet të largohet pas një viti nga Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi anësor, i cili këtë sezon ka shënuar katër gola në 13 ndeshje, ka marrë një ofertë nga Bjellorusia dhe tani gjithçka mbetet të zgjidhet mes klubeve.

Kampionët e Bjellorusisë, Shakhtar Soligorks, e duan Ahmedin dhe burime të abcnews.al mësojnë se për kartonin e tij Shkëndija do të përfitojë shumën e 100 mijë eurove. Një ujdi e mirë për kuqezinjtë, duke parë që edhe kontrata i përfundon në mbyllje të sezonit.

Ahmedi, 26 vjeç, fillimet e karrierës i ka në Itali me Sudtirol, për të kaluar në Slloveni te Celje dhe më pas te Maribor. Gjithashtu ai ka luajtur edhe në Izrael me Irony Kiryat Shmona dhe me Inter Zapresic në Kroaci, para se të vishte fanellën e Shkëndijës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!