100 litra shi për meter katror, parashikimi apokaliptik në Turqi

schedule14:15 - 13 Gusht, 2021

schedule 14:15 - 13 Gusht, 2021

Reshjet e dendura kanë shkaktuar 27 të vdekur deri më tani në Turqi, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Përmbyetjet përfshinë zonën e Detit të Zi duke goditur qytetet e Kastamonusë, Sinopit dhe Bartinit.

Lexo edhe: VIDEO/ Ngjan si tërmet, dimensioni i plotë i katastrofës në Turqi: Uji shkatërron qytetin duke marrë para gjithçka

Situata duket e rëndë, ndërsa mijëra punonjës të institucioneve lokale dhe qendrore janë angazhuar për të mbrojtur jetët dhe pasurinë e banorëve të zonës.

Zonat e prekura nga përmbytja nuk janë duke u favorizuar edhe nga moti pasi Instituti Meterologjik i Ankarasë parashikon reshje deri në 100 litra për metër katror në këtë zonë gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme sipas mediave turke.

Lexo edhe: Katastrofë në Turqi, zjarre dhe përmbytje, 27 të vdekur dhe miliarda dollar dëme

Zonat që rrezikojnë shumë nga reshjet e dendura sipas autoriteteve janë Rize, Giresun dhe Trabzoni, të cilat bëjnë pjesë në bregun turk të Detit të Zi. /abcnews.al

 

— Kazdağları İstanbul Dayanışması (@kazdaglariist) August 12, 2021

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!