100 kg kokainë e fshehur në kontejner, arrestohen nëntë persona në Selanik

schedule12:42 - 9 Maj, 2023

schedule 12:42 - 9 Maj, 2023

Një operacion antidroghë është zhvilluar në Greqi ku si pasojë janë vënë në pranga nëntë persona.

Mediat vendase shkruajnë se policia ka zbuluar një kontenier droge me rreth 100 kilogram kokainë që vinte nga Amerika Latine. Operacioni u zhvillua në Diavatë kur policia bllokoi dy makina në të cilat 9 personat mbanin sasinë e madhe të kokainës .

Operacioni u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontenier me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej në një “çantë” drejt qytetit.

Siç rezultoi, nëntë të arrestuarit kishin përdorur makina me qira për të transportuar kokainën . Madje, theksohet se në kontrollin e kryer në shtëpi, pas arrestimit të nëntëve, mes tyre edhe një drejtues i organizatës, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.

Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine , duke konfirmuar edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.

Por këtë herë, policia që planifikoi operacionin zgjodhi të mos hapte kontejnerin, por duke përdorur informacionin që kishte në dispozicion, vazhdoi arrestimin e marrësve të kokainës, duke hapur kështu një cikël të ri të një hetimi të madh në fushën e lufta kundër trafikut të drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!