Tajlanda nuk ka raportuar asnjë të ri për 100 ditë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në betejën kundër koronavirusit që vetëm një numër i vogël i vendeve në botë e kanë arritur.
Por qeveria po përballet gjithashtu me presion nga bizneset për të rihapur kufijtë për turistët ndërkombëtarë, pasi kufizimet e udhëtimit kanë shkatërruar ekonominë e saj të varur nga turizmi. Vendi i Azisë Juglindore nuk ka regjistruar asnjë rast që nga fundi i majit.
Deri më tani, vendi me 70 milion banorë ka regjistruar 3,427 raste dhe 58 viktima. Më shumë se 28% e rasteve të raportuara jashtë shtetit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Tajlanda ishte vendi i parë që konfirmoi rastin e parë me koronavirus, jashtë Kinës, më 13 janar. I infektuari ishte një turist kinez i cili kishte fluturuar nga Wuhan në Bangkok.
Mbyllja e kufijve ka ndihmuar vendin ndërsa virusi po përhapej më shpejtësi në të gjithë botën, por gjithashtu i ka dhënë një goditje të madhe sektorit të saj turistik, i cili sipas Bankës Botërore normalisht kontribuon 15% të PBB-së së Tajlandës.
Në qershor, Këshilli i Turizmit të Tajlandës tha se priste të mbërrinin rreth 8 milion turistë të huaj këtë vit, një rënie prej 80% nga rekordi i vitit të kaluar prej 39.8 milion.
Ekonomia e Tajlandës u tkurr me 12.2% në tremujorin e dytë të këtij viti, rënia më e madhe në 22 vite që nga kriza financiare aziatike në 1998.
“Shpresojmë që të mund të gjejmë mënyra për të sjellë turistët në të ardhmen. Kthimi i turistëve është një nga faktorët kryesorë për të ringjallur ekonominë e vendit, tha Don Nakornthab, Drejtor i Lartë i Departamentit Ekonomik në Bankën e Tajlandës.
“Por ne duhet ta bëjmë atë me kujdes, sepse nëse ndodh vala e dytë, veçanërisht nga turistët, do të shkaktojë probleme për vendin, tha ai në një konferencë shtypi të hënën./s.b.abcnews.al