Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se në tetë vite niveli i huamarrjes informale në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit është rritur.
Ai shton me anë të një statusi në InstaStory, se kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informale.
“27 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si është niveli i huamarrjes informale në Shqipëri, në krahasim me vendet e Rajonit?
Përgjigja: Më i lartë. Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informale”, shkruan Basha./mv.abcnews.al