10 vjet zëdhënëse e Berishës, Erla Mëhilli kthehet pas në kohë: Isha nën vëzhgim…

schedule13:58 - 15 Korrik, 2020

schedule 13:58 - 15 Korrik, 2020

Erla Mëhilli, zëdhënësja e Sali Berishës është bërë nostalgjike ditën e sotme.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka kujtuar faktin se 10 vjet më parë, u emërua zëdhënese e Berishës.

“5 korrik 2010 – 10 vjet me pare – dita e pare si zedhenese e kryeministrit. Isha nen vezhgim a do t’ia dilja..”, shkruan Erla krahas fotos, ku shfaqet në Durrës.

Kujtojmë që dalja e saj e fundit ka qenë krah ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, pasi ato vazhdojnë ta ruajnë miqësinë që nga koha në selinë blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!