10 vjet në arrati, grekët arrestojnë krahun e djathtë të kryemafiozit italian

schedule11:54 - 24 Mars, 2021

schedule 11:54 - 24 Mars, 2021

Mario Julio Calderone, i cili ishte shpallur në kërkim prej 10 vitesh është vënë në pranga në Greqi. Pjesë e mafias italiane, Mario u kap në një shtëpi të izoluar në Polydendri Agias.

Kërkimi për Calderonen u koordinua nga prokurori i antimafias në qytetin italian të Messina-s në bashkëpunim me Njësinë Speciale të Krimit të Organizuar (DIA).

Gjatë operacionit, ai nuk bëri rezistencë.  Pas kontrollove në shtëpinë e tij nuk u zbulua asgjë komprometuese vetëm disa dokumente udhëtimi. Autoritetet italiane thonë se 64 vjeçari është dënuar me 7 vjet burg si pjesë e një organizatë kriminale. Gjithashtu që nga viti 2016 ai është përfshirë në listën e personave të shpallur në kërkim.

Mediat fqinje shkruajnë se është një anëtar i rëndësishëm i mafies së Barcelonës, një organizatë e lidhur me Cosa Nostra me seli në qytetin e Barcellona Pozzo di Goto pranë Mesinës.

Ish mafiozët që punuan me Drejtësinë thanë se Calderone dikur ishte krahu i djathtë i bosit të “Barcelona” Giuseppe Guliotti, i cili u arrestua në 1995. Guliotti gjithashtu thuhet se ka gisht në vdekjen e gazetarit italian Bebe Alfano.

Sidoqoftë, Calderone nuk është i vetmi anëtar i mafias italiane i arrestuar në Greqi.

Në korrik 2019, autoritetet greke ekstraduan në Itali, Pascual Diano, 56 vjeç , i cili u arrestua në Selanik me akuzat e anëtarësimit në Camorra (mafia italiane në Napoli). Sipas italianëve, ai ishte aktiv në pastrimin e parave të organizatës, kryesisht jashtë Italisë, ndërsa është i lidhur me një nga ish-udhëheqësit e fuqishëm të Camorrës, Paolo Di Lauro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!