Një 10- vjeçare u shpëtua 183 orë pas tërmetit, nën rrënojat e një pallati në provincën Hatay të Turqisë, raporton TRT Haber.
182. saatte gelen mucize.
Hatay’da arama kurtarma çalışmalarında 182. saatte 13 yaşındaki Kaan enkaz altından kurtarıldı. pic.twitter.com/GfWoHgXybJ
— TRT Haber Canlı (@trthabercanli) February 13, 2023
Një orë më parë, një djalë 13-vjeçar është nxjerrë i gjallë në të njëjtën zonë.
Në të njëjtin qytet në provincën Hatay, një grua 70-vjeçare, Nurai Gurbouz, u shpëtua pas 178 orësh nën rrënoja. Herët në mëngjes, Anadolu Agency raportoi se një djalë 7-vjeçar, Mustafa, u shpëtua në provincën Hatay.
62-vjeçarja Nafize Yilmaz u nxor e gjallë nga rrënojat në qytetin Noordagi, në të njëjtën provincë. Gruaja 62-vjeçare dhe djali 7-vjeçar mbetën të bllokuar për 163 orë përpara se të shpëtoheshin të dielën.
Sibel Kaya, 40 vjeç, u nxorr nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në provincën Gaziantep, 170 orë pas tërmetit.
Ndërsa shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar në rrënojat po shuhen, numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Sirinë fqinje tashmë ka tejkaluar 36,000. /abcnews.al