10 vite nga vrasja, mbesa e Ziver Veizit: Presim drejtësi, shpresa vdes e fundit

schedule10:28 - 21 Janar, 2021

schedule 10:28 - 21 Janar, 2021

Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, një prej katër viktimave të 21 Janarit. Kanë kaluar 10 vite kur Veizi u vra para Kryeministrisë.

Edhe këtë vit familjarët kërkojnë drejtësi. Mbesa e tij shprehet se ndonëse kanë kaluar 10 vite për ta shpresa vdes e fundit.

“Kanë kaluar 10 vite. Prisnim drejtësi, por ende nuk është vendosur në vend. shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne shpresojmë që drejtësia të bëjë punë e vet. E vlerësojmë kryeari e  këhsillit të arkur për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë.

Ne shpresojmë që drejtësia të vihet në vend. Vrasësi i xhaxhait tonë të marrë dënimin e merituat”, ka thënë mbesa për mediat.

Sot bëhen 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para Kryeministrisë, në protestën e thirrur asokohe nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, dje Policia e Tiranës përmes një kërkese i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes “21 Janari”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!